E premte, 9 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lihet në burg inspektori i IMT! Gerald Fuçia mohon akuzat për korrupsion

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për inspektorin e IMT-së, Gerald Fuçia. Vendimi u mor nga gjyqtarja Etleva Deda, me kërkesë të prokurorit të SPAK-ut, Sotir Kllapi.

Në seancën me dyer të mbyllura, Fuçia ka mohuar të ketë lidhje me episodin e korrupsionit për të cilin akuzohet.

Reklamë

“Nuk e njoh fare qytetarin, as e kam kontaktuar, as takuar, as nuk di gjë për rryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore se nuk kam lidhje me këtë histori. Unë e ushtroj detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm, si në dhjetëra raste të tjera të aksionit për lirimin e hapësirave publike”, u shpreh inspektori.

Ndërkohë, avokatët e tij kërkuan një masë më të butë sigurie, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të çështjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë