E diel, 27 Shtator 2026 Serial deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lihet në burg infermieri-sekser në Korçë, hetohen 4 petagogë

Burg pa afat për infermierin e spitalit te Korces, Alku Gjalli.

 

Vendimi për 31 vjecarin Alku Gjali u dha  nga gjykata e Korcës.

Ndaj të riut rëndon akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojë funksione publike.

 

Thënë ndryshe, dyshohet se 31 vjecari u merte para studentëve të fakultetit të Infermierisë në Korccë në këmbim të kalimit në provime.

 

Burime të siguruara thanë se infermieri i repartit të kirurgjisë pranë shërbimit spitalor të Korcës, studentët i takonte gjatë praktikave që ata kryenin pranë këtij shërbimi spitalor aty ku dhe negocionte për tu marrë provime në këmbim të të hollave.

 

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se pas arrestimit të 31 vjecarit nën hetim janë edhe 4 pedagogë të fakultetit të infermierisë emrat e të cilëve edhe për arsye hetimi nuk janë bërë me dije jo vetëm nga policia por as nga grupi i hetimit.

 

Vazhdo të lexosh