Subscribe

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg gardistin Martin Nikolli, I cili u përfshi në një konfikt me pjestaret e familejes Kaci katër ditë më parë në Hamallaj të Durrësit ku hapi zjarri me armen e sherbimit.

 

Në vendimin e kesja te merkure gjykata ka lënë në burg edhe vëllain e tij,  Alfred Nikolli.

 

Të dy vëllezërit akuzohen për tre vepra penale: “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 

Arrestimi I tyre erdhi pas konfliktit të dhunshëm me fqinjët e tyre te familjes Kaçi, të cilët akuzuan pjestarë të familjes Nikolli se  ushtruan dhunë me mjete te forta ndaj tyre.

 

Gardisti dhe te afermit e tij Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i  zune rrugën të babait të vellezerve kaci, duke i kerkuar llogari pse po i shihte. Pas kësaj ata nisen të dhunonin 80-vjeçarin.

 

Në këtë konflikt efektivi I gardës Martin Nikolli, tashmë I shkakrkuar qëlloi në ajër me pistoletën e tij.

 

Ndërkohë që gjykata vendosi të jap edhe urdhër mbrojtje për familjen Kaçi, duke detyruar familjen Nikolli që të mos afrohen pranë banesës së tyre.Shkak i konfiktit u bë rruga e lagjes ku banojne dy familjet ne Hamallaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *