E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lihet në burg babai mostër që abuzoi seksualisht me vajzën për 16 vite

Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë ‘arrest me burg”, për babain mostër që akuzohet se për shumë vite ka abuzuar seksualisht vajzën e tij.

 

Reklamë

Arrestimi i 61 vjeçarit me inicialet Q.N është bërë pas denoncimit që i ka bërë e bija. Ndër të tjera policia bën me dije se abuzimi i vajzës ka vazhduar prej vitesh.

 

Ndërkohë zbulimi i kësaj ngjarje është bërë nga murgeshat, kur e reja ka rrëfyer për ferrin e përjetuar gjatë viteve që ka qëndruar me babanë. Mësohet se 61 vjeçari me inicialet e emrin Q.N ishte divorcuar kur ishte 45 vjeçar.

 

Pas kësaj tre fëmijët kanë jetuar me të atin. Pas denoncimit të 25 vjeçares, babai është vënë në pranga ku dhe është marrë në pyetje për ngjarjen. Para prokurorisë ka pranuar faktin se në moshën 19 vjeçare, vajza kishte ngelur shtatzënë me të dhe e kishte abortuar fëmijën.

 

Ndaj tij tashmë do të rëndojnë 3 akuza.

Vazhdo të lexosh

Reklamë