E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lihen në burg tre autorët e atentatit në Berat

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka lënë në burg tre autorët e atentatit me armë që ndodhi 3-ditë më parë në një lavazho në qytetin e Beratit. Shënjestra e atentatit ishte pronari i lavazhit ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një borxh i papaguar.

 

Vladimir dhe Xhoni Spahiu, babë e bir, së bashku me Petrit Qypen qëlluan me një pistoletë në drejtim të lavazhit teksa ishin në lëvije me një automjet, por që fatmirëisht nuk pati viktima.

 

Ata akuzohen për veprat penale: “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë