Humbja e dyte per Paris Sg te Unai Emery gjate këtij sezoni. Ne javën e 7 te kampionatit francez, kampionet ne fuqi u munden 2-0 ne Tuluze, duke humbur mundësinë e kalimit te paktën per nje mbrëmje ne krye te klasifikimit. Pas nje pjese te pare te dominuar ku portieri vendas Lafont bllokoi ne te paktën dy raste kavanin, parisienët kapitulluan ne te dytën. Ne minutën e 48 Aurier pengoi ne zone Toivonen, ndërsa gjyqtari kryesor akordoi penallti dhe nxori me te kuqe mbrojtësin e Paris Sg. Nga pika e bardhe Bodiger nuk gaboi duke kaluar ne avantazh Tuluzen. 11 minuta nga fundi gabim i pafalshëm i Tiago Mota, i cili ne përpjekje per te larguar topin ja dhuroi Durmaz, i cili mposhti portierin Areol. Goli i Nokuatit per kampionet qe pas disa viteve dominim absolut duket se do te kane shume te vështire kete sezon, per te rrëmbyer nje tjetër trofe ne France.

Vazhdon forma e mire e Borusia Dortmund qe ne sfidën hapëse te javës se 5-te te bundesliges mundi ne Signal Iduna Park  3-1 Fraiburg, skuadrën e futbollistit te kombëtares shqiptar Amir Abrashi. Miqtë e nisen mjaft mire takimin duke krijuar disa raste, kundërpërgjigja e te zotëve te shtëpisë ishte e menjëhershme dhe pas nje traverse ne fundin e pjesës se pare gjeten rrjetën me Abumejang. Me fillimin e te dytës Dortmund dyfishoi shifrat me Pizek. Fraiburg u duk se u fut ne loje kur Filip ngushtoi diferencën, gjithsesi fundi i takimit ishte përsëri ne favor te verdhezinjeve qe shënuan edhe njëherë ne minutën e pare te shtesës me Guerero.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *