Ligue 1, Monaco fitore impresionuese

Monako shpartalloi Montepelier 6-2 ne takimin hapes te javës se 10 te kampionatit francez, duke u afruar 1 pike larg kryesuesve te Nises ne renditjen provizore. Miqtë zhbllokuan shifrat qe ne minutën e 9 me Budebuz por Falkao ktheu gjithçka ne baraspeshe nga pika e bardhe ne minutën e 36. Me fillimin e pjesës se dyte Mbape kaloi përherë te pare ne avantazh skuadrën e principatës ndërsa Budebuz solli përsëri baraspeshën ne Luigji i Dyte pas nje goli me penallti. Por barazimi zgjati fare pak pasi tre minuta me vone, ne te 64-en Jemerson shënoi golin e trete per te zotet e shtëpisë, pas këtij goli Montepelier ne vështirësi te mëdha duke pësuar dy gola ne harkun kohor te dy minutave fale rrjetave te Germain dhe Lemar përpara se Traore nje minute nga fundit te vuloste rezultatin përfundimtar 6-2.

Hamburg zhytet në vendet e fundit

Humbje shokuese ne shtëpi per Hamburgun ne javën e 8 te Bundesliges, duke vazhduar te notoje ne ujerat e turbullta te rënies nga kategoria. Ne Wolskparkstadion, te zotet shtëpisë u munden me rezultatin e thelle 0-3 nga Eintraht Frankfurt duke qëndruar ne vendin e parafundit te renditjes me vetëm dy pike. Golat per miqtë u vulosen nga Holtby Autgol përpara se futbollisti me orgjinë shqiptare Shani Tarashaj dhe Severovic te gjenin dy here rrjetën ne pjesën e dyte. Me kete fitore, Frankfurt futet ne zonën Champions ne renditjen provizore ne vendin e katërt ne kuotën e 14 pikëve, nje me pak se Keln dhe Lapizig qe ndajnë vendin e dyte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *