Ligji për reforma kushtetuese, i propozuar nga presidenti Vladimir Putin, ka marrë mbështetjen  ligjvënësve rusë. Ligji ka marrë mbështetjen e 432 ligjvënësve që ishin të pranishëm në Dumën Shtetërore votuan në favor të ligjit.

 

“Kjo është një shenjë e fuqishme e unitetit”, tha kryetari i Dumës, Vyacheslav Volodin, pas votimit.

 

Ai njoftoi se leximi i dytë pritet të mbahet më 11 shkurt, që do të pasohet edhe me një herë të tretë, por meqë parlamenti dominohet nga ligjvënës besnikë të Kremlinit, ai nuk ka gjasa të refuzohet.

 

Pasi të miratohet në Dumë, ligji kalon në Këshillin e Federatës dhe pastaj nënshkruhet nga Putini. Njoftimi i Putinit për reforma, gjatë një fjalimi drejtuar kombit më 15 janar, është pasuar me dorëheqjen e shpejtë të qeverisë së Dmitry Medvedevit dhe me emërimin e kryeministrit dhe kabinetit të ri.

 

Zhvillimet e shpejta kanë bërë që vëzhguesit të thonë se Putin mund të jetë duke përgatitur terrenin për të mbajtur pushtetin edhe pas përfundimit të mandatit të tij aktual, më 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *