Kryeministri Edi Rama ka sqaruar serish se ligji i miratuar ne Kuvend, nuk ka lidhje me plehrat. Përmes nje reagimi ne orët e pasdites ne Facebook, kreu i qeverise thekson se ato qe do te vijnë nga jashtë, nuk jane mbeturina, por lende baze qe përpunohen dhe kthehen per konsum. Sipas kryeministrit Rama, këto lende blihen dhe tregtohen kudo ne Europe ashtu si gjithë produktet e tjera, kafja, sheqeri e me radhe. Sa i përket importit te plehrave, Rama thotë se qeveria e tij, vazhdon te ketë te njëjtin qëndrim se nuk duhet te hyjnë ne Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *