Pas tragjedisë ne Beragozhd te Pogradecit, ku shpërtheu nje bombul gazi, Ministria e Energjisë ka sjelle ne kuvend per miratim një ligj, i cili ne thelb rregullon licencimin, tregtimin e gazit si dhe instalimin e bombolave. Deri me tani ka patur rregullore, apo udhëzime, por jo një ligj te posaçëm per këtë treg. Numri 2 i Ministrisë se Energjisë, tha se do te kete nje gjurmim te te gjithë procesit, qe nga kompania qe e shet, tek tregtimi me pakice dhe mbushja e tyre e deri tek specialisti qe do te instaloje bombulen ne banesën e qytetarit. Por ky ligj, problemin e ka ne praktike ne kontrollin e tregut. Vete Ministria, pranon se tregu eshte i vështire te monitorohet. Por miratimi i këtij ligji, plotëson boshllëkun e krijuar. Deputet e mazhorances ne Komisionin e Veprimtarive, kërkuan qe pas miratimit te këtij ligji, te nise një aksion i ngjashëm, si ai i energjisë per te luftuar informalitetin ne këtë treg, si dhe per te ofruar me shume siguri për qytetaret.