Subscribe

Të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, do t’u krijohet mundësia që të votojnë. Qeveria ka miratuar ligjin për regjistrin e shtetasve jashtë Shqipërisë, i cili sipas ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, krijon mundësinë per shërbime nga shteti.

Saimir Tahiri:

Ka një rëndësi thelbësore ky pr/ligj, pasi i jep mundësi qeverisë të njihet realisht me numrin e emigrantëve, të njihet me vendndodhjet e tyre, si edhe me problematikat që ata kanë, duke na dhënë mundësi të hartojmë politika edhe për to. Regjistri për shqiptarët që jetojnë jashtë është një hap konkret për të garantuar të drejtën e votës për ta. Ligji hedh bazat për të gjithë gamën e shërbimeve për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe hapin e parë për garantimin e së drejtës së votës.

Ndërsa ministri i Jashtëm Bushati tha se regjistrimi i dixhitalizuar, nuk është thjesht një akt i veçuar politik, por një iniciativë për të rritur transparencën, nga shërbimet konsullore.

Ditmir Bushati:

Të gjitha shërbimet konsullore këtë vit do të jenë të dixhitalizuara. Ky do të bëhet për ofrim shërbimi, pasi gjendja nuk është më e mira e mundshme. Përmes një procesi të tillë duhet të ndihmojë për identifikimin dhe evidentimin e të gjithë shtetasve shqiptarë kudo që jetojnë.

Një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë, të regjistruar në Gjendjen Civile, jetojnë jashtë kufijve shtetërorë, ndaj qeveria e ka vlerësuar si detyrim ndaj tyre krijimin e regjistrit dixhital.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *