Thuajse pas një viti të hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon përdorimin e qeseve plastike, kryeministri Edi Rama bën me dije se nuk do të ketë më tolerime për këdo që shkel ligjin.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se çdokush që prodhon, importon apo tregton qese plastike njëpërdorimshe do të përballet me ligjin.

 

“Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe”, shkruan Rama.

 

Kryeministri shton se do të ketë kontrolle në terren vazhdimisht për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e ligjit.

 

“Pas një fushate shëmbullore të informimit publik dhe ndërgjegjësimit të shumicës prej qytetarëve mbi rëndësinë e jashtëzakomshme të reduktimit të plastikës, TASK FORCA vazhdon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet që vazhdojnë avazin e vjetër kokëfortë të moszbatimit të ligjit”, shkruan Rama.

 

Sipas ligjit të miratuar rreth një vit më parë në Kuvend, synohej që në Shqipëri do të eliminoheshin të gjitha qeset plastike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *