Subscribe

Pavarësisht afateve te përcaktuara ne rregulloren e kuvendit, parlamenti mbylli punimet pa e shqyrtuar dekretin e Presidentit per ligjin e masave te sigurisë. Ne mungese te votave per shkak te qëndrimit te lëvizjes socialiste per integrim, drafti është ende ne parlament dhe ministri i brendshëm Sajmir Tahiri u ka bere thirrje deputeteve ta miratojnë, pasi nëse ky ligj do te kishte hyre ne fuqi; grabitja qe ndodhi ne aeroportin e Rinasit pak dite me pare do te ishte parandaluar.

“Keni “Ligjin e Sigurisë” në tavolinë të nderuar deputetë. Nuk kam dashur të diskutoj, duke shmangur në të gjitha rastet keqkuptimet për publikun. Çfarë ju thotë ai ligj? Është ligj që mbi të gjitha shton masat parandaluese në rast të ngjarjeve kriminale. Jeni marrë pafund me vjedhjen në aeroport, ngjarje super e rëndë për të cilën ka një zinxhir të tërë institucionesh përgjegjëse. Por nëse ai ligj do të ishte miratuar dhe nuk do merreshit politikisht se kush është ministër e kush është drejtor policie dhe “mos të miratojmë këtë se po e miratuam do bëjnë kështu e ashtu” ajo ngjarje nuk do të kishte ndodhur. Policia e Shtetit i ka kërkuar Aeroportit dhe një sërë institucionesh të tjera të marrin masa sigurie shtesë, të detyrueshme për të shmangur ngjarje kriminale. Në rastin konkret, nëse ai ligj do të ishte miratuar nuk do të ndodhte ajo ngjarje kriminale.”

Por ndërsa fat i ligjit per masat e sigurisë do te përcaktohet ne shtator, te gjitha kampet politike kane mbështetur ndërhyrjen ne Kodin Penal per armëmbajtje pa leje; ndërhyrje qe erdhi pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dënimet e përcaktuara me herët. Sipas ndryshimeve te miratuara me konsensus armëmbajtja pa leje ne ambiente publike dënohet me burg deri ne 7 vjet, ndërsa mbajtja e armës pa leje ne banese me burg deri ne 3 vjet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *