E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ligji për ekstradimin, qeveria e Hong Kongut sfidon protestuesit

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, tha se nuk do të heqë dorë nga një ligj kontrovers që do të lejonte ekstradimin në Kinë, pavarësisht protestave.

 

Të dielën, qindra-mijëra njerëz u mblodhën kundër ligjit, për të cilin kritikët druajnë se do t’i mundësojë Kinës të shënjestrojë kundërshtarët politikë në rajon.

 

Reklamë

Duke folur për gazetarët të hënën, Lam tha se ligji është i nevojshëm dhe se të drejtat e njeriut do të mbrohen.

 

“Projektligji nuk u iniciua nga qeveria qendrore”, tha Lam, duke iu referuar Pekinit.

 

Sipas mediave kineze, prapa protestave qëndrojnë “forca të huaja”.

 

Organizatorët thanë se në marshimin e së dielës morën pjesë rreth një milion njerëz, ndërsa sipas policisë 240,000.

 

Nëse shifra e organizatorëve konfirmohet si e saktë, ajo do të ishte demonstrata më e madhe në Hong Kong, prejse territori i është dorëzuar Kinës nga Britania, në vitin 1997.

 

Sipas parimit të ashtuquajtur “një shtet, dy sisteme”, Hong Kongu ka pavarësinë e tij gjyqësore, legjislaturën e tij, sistemin e tij ekonomik dhe dollarin e tij.

 

Pekini, ndërkaq, ruan kontrollin e çështjeve të jashtme dhe të mbrojtjes./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë