E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ligji për ekstradimet në Kinë, mijëra protestues bllokojnë rrugët në Hong Kong

Mijëra protestues kanë pushtuar rrugët e Hong Kong-ut për të tretën ditë rresht duke kunërshtuar projektligjin që do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës.

 

Reklamë

Protestuesit, një pjesë e të cilëve të veshur me helmeta e me maska, bllokuan rrugët rreth ndërtesave qeveritare duke shkaktuar edhe trazira.

 

Policia gjatë trazirave, u përgjigj me llak piperi me qëllim që të shpërndante turmën.

 

Pavarësisht protestës së gjerë, qeveria ka bërë me dije se do të vazhdojë të nxisë ekstradimin.

 

Votimi përfundimtar pritet të bëhet më 20 qershor me LegCo që pritet të kalojë projektligjin.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë