E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ligji i policisë ne Kushtetuese

Përfaqësues të shoqatës së policëve të liruar pritet të ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet më të fundit në ligjin për policinë e shtetit, sipas të cilave nuk lejohet rikthimi në detyrë nëse je shkëputur nga struktura për një afat kohor prej më shumë se dy vitesh.

 

Te liruarit nga detyra thonë se ndryshimet e bëra janë antikushtetuese pasi privojnë rikthimin në detyrë në një kohë që mbi 700 efektivë janë larguar me motivacione politike.

 

Ankimimi në Gjykatën Kushtetuese do të bëhet dhe nga sindikata e policisë, sipas së cilës, probleme ka pasur edhe me vendimet e gjykatës për rikthimin në detyrë të efektivëve.

Më shumë video

Reklamë