Subscribe

Data 1 janar shënon dhe hyrjen në fuqi të ligjit pa baste sportive, kazino si dhe bingo.

 

Kjo e martë ka shënuar mbylljen e ambienteve që shërbenin për këtë qëllim. Në Tiranë baret kanë hequr reklamat si dhe kanë boshatisur ambientet e brendshme. Ata kanë shfrytëzuar deri ditën e fundit, datën 31 dhjetor, për shkak edhe ndeshjeve të zhvilluara.

 

E njëjta situatë reflektohet edhe në sitet online. Nëse bën një kërkim për kompanitë e basteve në faqe përballesh me njoftimin për hyrjen në fuqi të ligjit.

 

Një ditë më parë ministri i brendshëm Sandër Lleshaj njoftoi të gjithë strukturat e policisë që të jenë të vëmendshëm për të monitoruar situatën në terren, për mbylljen e pikave të basteve.

 

Qeveria ka parashikuar se do të jetë vetë ajo që do të merrem me organizimin dhe funksionin e lojërave të fatit në të ardhmen, duke krijuar një kompani shtetërore. Sipas ligjit kazinotë do të vendosen në hotelet me 4 dhe 5 yje kur ato të ndërtohen.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *