Subscribe

Eduard Halimi dhe Ulsi Manja janë përplasur në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku ishin parashikuar diskutimi i projektbuxhetit për disa institucione të drejtësisë.

 

Shkak u bënë qëndrimet e deputetit demokrat, mbi përfshirjen e qeverisë në trafikun e drogës.

 

Por pas momenteve të tensionit, të majtë e të djathtë vijuan mbledhjen ku u dëgjuan pretendimet e Prokurorisë së Përgjithshme, ILDKPKI-së, Gjykatës Kushtetuese, Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor. Përfaqësuesit te këtyre institucioneve kane kërkuar rritje të buxhetit.

 

Një pjesë e të cilave si në rastin e organit të akuzës dhe Inspektoratit të Deklarimit të Kontrollit të Pasurive u pranuan nga Komisioni i Ligjeve. Pretendime të cilat do t’i kalojnë Ministrisë së Financave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *