E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ligjet miratohen mes kaosit, opozita vijon mosbindjen civile dhe akuzon Ramën: Je vrasës i demokracisë

Mes zhurmës dhe kaosit të shkaktuar nga opozita, seanca parlamentare e kësaj të enjteje ka zgjatur jo më shumë se 11 minuta.

Jo më me karrige e flakadanë por me pankarta ku shkruhej “vrasës i pluralizmit dhe i demokracisë”, deputetët e opozitës bllokuan foltoren.

Reklamë

Por zhurmuesit nuk e penguan kryeministrin Rama dhe deputetët e tjerë të shumicës, që të votonin projektligjet.

Opozita e ka bërë të qartë që nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, do të vijojë protesta.

Reklamë

E pas përjashtimit me 10 ditë të Flamur Nokës dhe Gazmend Bardhit, reagimi këtë herë ishte më i përmbajtur.

Mazhoranca i dha dritën jeshile projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së financimit me Francën për programin EURO MED 2021-2027, atij për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë si dhe Aktit Normativ për shtesa dhe ndryshime në buxhetin e vitit 2023, për shtesa dhe ndryshime në ligjin e tatimit mbi të ardhurat.

 

Më shumë video

Reklamë