E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 orë më parë
Video · Politikë

Ligjet e reformës në drejtësi

Mazhoranca ka vijuar pa opozitën shqyrtimin e miratimin e ligjit per qeverisjen e sistemit te drejtësisë. Mungesa e deputeteve demokrate nuk e ka penguar shumicën te miratoje pjesën me te madhe te këtij ligji qe rregullon funksionimin e 5 institucioneve te reja qe do te ngrihen si pasoje e reformës ne drejtësi. Dhe ashtu siç pritej, asgjë nuk ka ndryshuar ne procedure e përzgjedhjes se anëtareve jo gjyqtare e jo prokurore ne Këshillin e Larte Gjyqësor e atë te Prokurorisë. Disa nene te ligjit i janë lënë eksperteve per t’u rishikuar dhe tashme drafti per organet e qeverisjes se sistemit te drejtësisë, nuk do te jete gati per t’u votuar ne seancen e se enjtes. Te njëjtin fat, duket se ka edhe ligji per strukturën anti-korrupsion, i cili nuk është mbyllur ne komision e duket se te enjten ne séance do te votohet vetëm ligji per organizimin e Prokurorisë, i cili ka marre vetëm votat e mazhorances.

Më shumë video

Reklamë