E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Video · Ekonomi

“Ligj i ri për vreshtarinë”/ Çuçi: Më shumë mbështetje për prodhuesit e verës

Kjo kantine vere në Përmet është një nga agrobizneset që ka përfituar fonde nga skemat mbështetëse të qeverise.8.5 milion lekë i kanë shërbyer administratorit te bleje makineri dhe pajisje të nevojshme për punën. 

“Në harkun kohor të 7-8 viteve kjo kantinë e ka dyfishuar sasinë e prodhimit dhe ka zgjeruar tregjet e shitjes. Ka përfituar dy herë nga fondet e qeverisë përmes Skemës Kombëtare dhe skemës IAPRD. Ju sot sapo keni firmosur kontratën si përfitues i një mbështetje tjetër nga IPARD, për të blerë pajisje dhe makineri për të rritur kapacitetin dhe cilësinë e verës”, tha ministri Çuçi.

Reklamë

Nga Përmeti ministri I bujqëisë tha se misitria që ai drejton po përgatit një ligj të ri për vreshtarinë dhe verën. Njëkohësisht do të ndrëtohet edhe kadastra e vreshtave.

Qëllimi është të krijohet një baze ligjore për kultivimin e vreshtave për prodhim vere, si dhe për etiketimin dhe kontrollin e produkteve. Në vendin tonë ushtrojnë aktivitet 45 kantina të prodhimit të verës. Prodhimi vjetor i vreshtarisë në Shqipëri, përfshi edhe pjergullat, është rreth 190 mijë ton rrush.

Më shumë video

Reklamë