Liga e Kombeve nisi me spektaklin e duelit iberik mes Spanjës dhe Portugalisë. Një ndeshje dëfryese e luajtur në Sevilja, e cila në fund prodhoi një barazim 1 me 1. Dueli I grupit 2 të Ligës A nisi më mirë për miqtë, të cilët patën një shans të shkëlqyer me Rafael Leaon. Reagimi i vendasve ishte i shpejtë dhe i fortë, pasi kaluan në avantazh me anë të Moratës në minutën e 25 falë një kundërsulm perfekt. Pak më vonë Soler humbi shansin e dyfishimit të rezultatit, ndërsa Andre Silva gaboi në tentativën për të barazuar. Në pjesën e dytë, shansin më të madh për të vendosur ekuilibrat e pati Leao, por portieri Simon i Spanjës bëri mrekullinë. Një mrekulli që nuk e përsëriti dot në minutën e 82 kur Rikardo Horta bëri që dueli I parë në këtë grup të ndahej në 1 me 1. Kryesimi në këtë grup u mor nga Republika Çeke e cila mundi 2 me 1 Zvicrën në shtëpinë e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *