Shqipëria do ta nise dhe po ashtu do ta mbylle aventuren ne Ligën e Kombeve, ndaj të njejtit rival, Bjellorusise.

 

Katër përfaqesueset e grupit të 4 te Liges C kanë rregulluar edhe kalendarin e ndeshjeve që do do të luhen nga shtatori deri ne nëntor të këtij viti. Kuqezinjtë do ta nisin në transferrtën bjelloruse më 4 shtator. Vetëm tre dite më vonë do të presim në shtepi Lituaninë. Në tetor të dyja sfidat do t’i luajmë në transfertë kunder Kazakistanit dhe Lituanisë në datat 10 dhe 13.

 

Fushatën e ligës se kombeve do ta mbyllim me dy sfida në shtëpi kundër Kazakistanit më 12 nëntor e ne 15 nëntor kundër Bjellorusise. Edhe programi i ndeshjeve ka.shkuar mirë për kuqezinjte pasi kreu i federatres dhe Trajneri Reja nuk deshironin ti luanin ndeshjet e nentorit në transfertat e largëta te lindjes ku moti ështe i ashpër dhe ne favor të këtyre ekipeve vendase.

 

Grupi konsiderohet i lehtë për kuqezinjte të cilët duhet të dalin në vendin e parë për të vijuar më tej kompeticionin.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *