E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Liga e Kombeve, Kosova njeh rivalët e play-off

Është hedhur shorti për fazën e play-off të Ligës së Kombeve mesditën e kësaj të premteje në Nion të Zvicrës.

 

Short që ka vendosur kombëtaren e Kosovës përballë asaj të Maqedonisë së Veriut.

 

Reklamë

Ndeshja e parë do të luhet në transfertë, ndërsa ajo e kthimit në Prishtinë.

 

Po ashtu, shorti ka përcaktuar edhe përballjet e tjera të play-off, ku Serbia do të përballet me Norvegjinë; Skocia me Izraelin; Gjergjia me Bjellorusinë; Bosnja me Irlandën e Veriut; Sllovakia me Rep. e Irlandës; Islanda me Rumaninë dhe Bullgaria me Hungarinë.

 

Euro 2020 ka njohur 20 skuadrat e kualifikuara nga eliminatoret, ndërsa katër të tjera, mes tyre edhe Kosova kanë mundësi të sigurojnë biletën nga play-off i Ligës së Kombeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë