Uellsi e filloi grupin e katërt ne Ligen B me një fitore impresionuese 4-1 ndaj Irlandës.

 

Një sfide qe u mbyll qe ne pjesën e pare me te ashtuquajturit dragonjtë qe zhbllokuan shifrat qe ne minutën e 6 me Lorenc.

 

Gareth Bale dyfishoi shifrat ne minutën e 18 ndërsa Ramsi ne te 37 realizoi dhe golin e trete.

 

10 minuta nga fillimi i pjesës se dyte sulmuesi i Realit Bale dhuroi një top për Roberts qe shinoi golin e 4 për te zotet e shtëpisë përpara se Wiliams te ngushtonte diferencën për Irlandën.

 

Gjithmonë ne Ligen B, por ne grupin e pare, Ukraina arriti te fitonte ne fushën e vështirë te Republikës Çeke me rezultatin 2-1.

 

U duk një ndeshje e lehte për vendasit te cilët zhbllokuan shifrat qe ne minutën e 4 me Patrik Shik.

 

Ne minutat shtese te pjese se pare kombëtarja e Shevcenkos barazoi shifrat me Konpoplianka.

 

Ndërsa surpriza erdhi ne minutën e 3 shtese te ndeshjes kur Zincenko i dhuroi tre pike skuadrës se Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *