Belgjika mundi 2-1 Zvicrën duke mare komandën me pike te plota 6, ne grupin e dyte, Liga A te vlefshme për Ligen e Kombeve.

 

Ne një përballje me te dy skuadrat me formacionet me te mira tentative e pare u takoi te zotëve te shtëpisë me Tilemans e ndjekur me pas nga këmbënguljet e Karasko dhe Lukaku por pa arritur te konkretizonin ne gol rastet e krijuara.

 

Pas një pjese te pare me rrjeta te paprekura, te ashtuquajturit djajtë e kuq kaluan ne avantazh fale Lukakut ne minutën e 58 pas një pasim te Menier.

 

Edhe pse vendasit u duk se kontrolluan lojën, ne minutën e 76 zviceranet sollën gjithçka ne baraspeshe fale te majtës se Gavranovic.

 

Ne minutat e fundit përsëri ne sulm Belgjika ndërsa atë qe nuk beri kompani e realizoi sulmuesi i Manchester United Lukaku i cili ne minutën e 84 kaloi përsëri ne avantazh Belgjikën pas një pasimi këtë here te Mertenes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *