E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lidhte martesa për llogari të ISIS/ Gjykata lë në burg 43-vjeçaren shqiptare

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 43-vjeçaren Lubjana Gjecaj, e cila u arrestua para disa ditësh në kryeqytet, pasi kërkohet në Itali për pjesmarrje në organizatë terroriste.

Gjecaj është shprehur para trupi gjykues së do të bëjë kërkesë që ta vuajë dënimin në Shqipëri.

Reklamë

Gjecaj, nene e 3 femijeve, ka qënë pjesë e një grupi shqiptarësh në Itali që dyshohet se kryente martesa me qëllim rekrutimin e njerezve në favor të ISIS.

Në vitin 2015 drejtesia dhe policia italiane kryen operacionin “Martesa” pas të dhënave të marra se një shtetase italiane ishte martuar me një shtetas shqiptar, me prirje radikale dhe me lidhje të dyshimta që conin drejt shtetit islamik.

10 persona u arrestuan në atë kohë mes Italisë dhe Shqipërisë ( Lushnjë), nga të cilët disa shtetas shqiptarë dhe disa italiane. Shqiptarët e aarrestuar ishin Baki Çoku, Dritan Gjecaj ( burri i Lubjana Gjecaj) dhe Arta Kacabuni ( gruaja e dytë e Dritan Gjecaj).

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe Aldo Kobuzi I cili ishte martuar në vitin 2014 me italianen Sergio Maria Giulia. Kjo martesë ishte bërë me ndërmjetësimin e Lubjana Gjecajt ( burri i saj Dritan Gjecaj ishte Imam xhamie në Itali).

Pas martesës me Aldo Kobuzin, shtetesja italiane Maria Giulia I ishte nënshtruar radikalizimit duke u afruar ndjeshëm me linjën xhihadiste të ISIS.

Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar 43-vjecaren Lubjana Gjecaj me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë