Subscribe

SPAK vijon hetimet për aferën korruptive të inceneratorëve.

 

Pas denoncimit të bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, lidhur me 24 kompanitë, të cilat dyshohet se kanë kryer evazion fiskal përmes faturave fiktive për inceneratorët e Elbasanit, Tiranës e Fierit, prokuroria e Posaçme ka pezulluar aktivitetin e disa prej tyre.

 

Burime pranë SPAK bën me dije se kërkesa i është përcjellë qendrës kombëtare të biznesit, e cila e ka aprovuar menjëherë.

 

Të gjitha këto subjekte tregtare, një pjesë e të cilave u është ndaluar më herët aktiviteti, sipas padisë së depozituar nga LSI kanë bashkëpunuar me dy të shumë kërkuarit e kësaj çështjeje Klodian Zoton dhe Stela Gugallian, duke kryer evazion fiskal miliona dollarë.

 

Këto kompani, një pjesë e të cilave ishin në emër të personave të moshuar që nuk kanë lidhje me to, ishin kontraktuar nga dy administratorët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallia për të kryer punë të ndryshme ndonëse aktivitet që ushtroni nuk kishte lidhje me shërbimin e ofruar.

 

Deri më tani në pranga për këtë aferë korruptive kanë rënë zyrtarë e ish zyrtarë të ndryshëm, mes të cilëve ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako.

 

Nga hetimet e deri tanishme, Prokuroria Antikorrupsion ka konstatuar se koncesioni i trajtimit të mbetjeve është dhënë në kundërshtim me ligjin, duke favorizuar kompaninë e Stela Gugallias. Pasi u shpall fituese, Gugallja së bashku me Klodian Zoton që do të ndërtonte inceneratorin me kompaninë e tij, lëshuan fatura tatimore për disa shoqëri , për punime që në të vërtetë ato nuk i kishin kryer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *