E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Lideri i VMRO-DPMNE Mickoski: Amnisti për “27 prillin”

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski ka reaguar për herë të parë pas votimit në parlament të ndryshimeve kushtetuese.

 

Duke i quajtur tradhtarë 8 deputetët që bënë të mundur kalimin e projektligjit, Mickoski kërkoi amnisti me ligj për të gjithë të akuzuarit e ngjarjeve të “27 prillit” në Kuvend.

 

Reklamë

Hristjan Mickoski: “Propozojmë miratimin e një ligji për amnisti për të gjithë të akuzuarit e 27 prillit, në mënyrë që të mos ketë drejtësi selektive, por liri për të gjithë, dhe jo liri vetëm për shërbëtorët tuaj. Më akuzuan se po luftoj dhe po kërkoj amnisti, ndërsa tani që e propozojnë ata, qenka falje”.

 

Sipas Mickoskit, të gjithë deputetët që votuan pro ndryshimeve kushtetuese shitën partinë dhe shtetin për interesa personale.

 

Ndërkohë ambasada ruse ka akuzuar se votat e 8 deputetëve të opozitës, u siguruan përmes korrupsionit me ndërmjetësimin e ambasadorit të SHBA-Se, Xhes Bailey. Por Departamenti i Shtetit Amerikan në një përgjigje ndaj akuzave të ambasadës Ruse, i vlerëson ato si të pabaza e me tendencë për dezinformim dhe propagandë.

 

 

Më shumë video

Reklamë