Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur pamje nga disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë për të uruar festën e Krishtlindjes.

 

Në videon e postuar mëngjesin e kësaj të hëne, Rama uron qytetarët “Krishtlindje të Gëzuara”.

 

Kryeministri ka uruar ndërkohë që gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon disa takime.

 

Urimin për festën e ka përcjellë po përmes rrjeteve sociale edhe kreu demokrat Lulzim Basha. Edhe ai gjendet jashtë vendit.

 

“Nga zemra uroj të gjithë besimtarëve të krishterë dhe të gjithë shërbëtorëve të Zotit në kishat, katedralet, dhe manastiret e dioqezave shqiptare, në vendlindje dhe diasporë, Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan kryetari i opozitës.

 

Ndërsa presidenti i Republikës Ilir Meta, ka uruar Krishtlindjen, pas vizitës në Katedralen Ortodokse.

 

25 Dhjetori është dita kur krerët e shtetit dhe partive ndahen nga mesazhet politike dhe urojnë qytetarët me rastin e festës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *