Në New York po zhvillohet Sesioni i 76 i asamblesë së përgjithëshme të kombeve të bashkuara, me fokus në ndryshimet klimatike, pandemia Covid-19, si dhe tërheqja e SHBA nga Afganistani. Në paraqitjen e tij të parë në cilësinë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden bëri thirrje për unitet ndërsa paralajmëroi një epokë të re për diplomacinë.

 

“E ardhmja jonë e përbashkët do të varet tek aftësia jonë për të njohur humanizmin tonë të përbashkët dhe për të vepruar së bashku. Ne u dhamë fund 20 viteve të konfliktit në Afganistan dhe ndërsa mbyllim këtë epokë të një lufte të ashpër, po hapim një epokë të re diplomacie të pandalshme”.

 

Ndërkohë në fjalën e tij hyrëse, sekretari i përgjithshëm i OKB–së, Antonio Guterres tha se “për shumë në botë paqja dhe stabiliteti mbetën një ëndërr e largët”, duke bërë thirrje për forcimin e ndihmës ushtarake dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht për gratë dhe vajzat, në Afganistan.

 

Në këtë çështje u bashkuan edhe liderët e tyjerë të cilët bënë thirrje për humanizëm.

 

Takimi vjetor i nivelit të lartë të OKB-së është një mundësi për organizatën prej 193 anëtarësh, që të diskutojë rreth sfidave me rëndësi rajonale dhe globale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *