Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës...

Tronditet Kurbini, vritet me armë 40-vjeçari

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Ushtria e gatshme të sulmojë...

Rama: Të gjithë europarlamentarët votuan pro Shqipërisë, ndërsa opozita...

Dhuna ndaj adoleshentes në Fier, eksperti: Përfshirja e policit,...

Lamallari: Përmirësim të trajtimit financiar dhe rritje të kushteve...

Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar periodik për...

Gjykatat “përmbyten” nga dosjet, Fatmir Xhafaj përplaset me kryetarin...

Tajfuni Bavi po i afrohet Tajvanit

Ukraina publikon pamjet e rrëzimit të aeroplanit luftarak rus...

Liderët e Serbisë e kritikojnë dënimin e Dodikut, e quajnë “sulm ndaj serbëve”

26 Shkurt 21:30

Dënimi i sotshëm i presidentit të Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës, Mirollad Dodik, është cilësuar si “sulm ndaj serbëve” nga liderët e Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e quajti vendimin “të turpshëm, të paligjshëm dhe jodemokratik”, dhe tha se ai ka për qëllim “shkatërrimin e Republikës Sërpska dhe rrënimin e pozicionit të popullit serb”.

“Po shkojmë në Banja Llukë për t’i dhënë mbështetje popullit tonë, për të ndikuar që të gjitha vendimet që merren në fund të çojnë në qetësimin e situatës, në uljen e tensioneve,” tha Vuçiq në një video të publikuar në Instagram.

Ai përsëriti pretendimin e tij se në Serbi janë duke u bërë “përpjekjet më të ndyra për një revolucion të orkestruar”.

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë e dënoi sot Dodikun me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, duke nisur nga dita kur hyn në fuqi vendimi. Ndërsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të këtij entiteti, Millosh Llukiq, u liruar nga të gjitha akuzat.

Të dy ishin të akuzuar për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

Vuçiqi arriti në mbrëmje në Banja Llukë, ku u mblodhën qytetarë për ta pritur ardhjen e tij. Aty ai pritet ta zhvillojë një takim me Dodikun. Pas arritjes atje, Vuçiqi tha se “kjo është një ditë e vështirë”.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e kritikoi vendimin duke thënë se kjo është “kriza më e madhe që nga përfundimi i luftës” dhe rezultat i “sulmit të përgjithshëm të Sarajevës dhe disa fuqive perëndimore ndaj RS-së”.

Pak pas marrjes së vendimit për Dodikun, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kishte thirrur seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, Daçiq tha se ky organ, me propozim të Vuçiqit, miratoi njëzëri shtatë përfundime, ku, ndër të tjera, dënon vendimin e gjykatës si “jodemokratik dhe të paligjshëm” dhe bën thirrje për respektimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe për ndalimin e “shkatërrimit të mëtejshëm të sistemit” të krijuar nga ky dokument.

“Këshilli bëri thirrje për qetësi në reagime, sepse kjo është shumë e rëndësishme për momentin në të cilin ndodhemi, për unitet dhe bashkim të gjithë popullit tonë dhe të të gjitha partive politike në Serbi dhe RS. Kishte edhe përfundime të tjera që nuk do t’i përmend, por u shpreh shqetësim i madh për këtë situatë”, tha Daçiq, i cili është edhe sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ai shtoi se në seancë u vlerësua se vendimi kundër presidentit të RS-së është “i drejtuar kundër interesave jetike të popullit serb” dhe se “ndërhyrja e të huajve” ka çuar në krizën aktuale.

“Kjo është shumë e rëndësishme. Të gjithëve u është bërë e qartë se Serbia, RS-ja dhe populli serb në tërësi ndodhen në një situatë të vështirë”, tha Daçiq.

Edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, e quajtin dënimin si “sulm ndaj serbëve dhe Serbisë”.

Vulin tha se në Serbi aktualisht po tentohet “shkaktimi i një revolucioni me ngjyra dhe destabilizimi i Republikës së Serbisë nga shërbimet perëndimore të inteligjencës” dhe se vendimi ndaj Dodikut është pjesë e “përpjekjeve për destabilizimin e Ballkanit”.

Ai shtoi se Serbia dhe presidenti serb Vuçiq “do t’i mbrojnë serbët kudo që jetojnë dhe nuk do të lejojnë rrënimin e Republikës Sërpska”.

Nëse aktgjykimi në të njëjtën formë bëhet i formës së prerë, Dodik, përveçse pushon së qeni president i RS-së, sipas Kodit Penal të Bosnjë dhe Hercegovinës, humb edhe të drejtën për të ushtruar çfarëdo funksioni publik në Bosnjë dhe Hercegovinë për një periudhë prej gjashtë vjetësh./REL

Posted Under:
Bota
Tagged:
dodiku Liderët e Serbisë Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Ushtria e gatshme të sulmojë Iranin, do goditet edhe më fort

më shumë...

Tajfuni Bavi po i afrohet Tajvanit

më shumë...

Ukraina publikon pamjet e rrëzimit të aeroplanit luftarak rus Su-35

më shumë...

Irani rrit eksportet e naftës, ndërsa tensionet në Gjirin Persik vazhdojnë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:12

Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti...

10:46

Tronditet Kurbini, vritet me armë 40-vjeçari

10:34

Dhuna tek të rinjtë, sociologia: Fjalori i...

10:14

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Ushtria e gatshme...

10:12

Dhuna mes adoleshentëve, sociologia: Në shkollat tona...

9:48

Rama: Të gjithë europarlamentarët votuan pro Shqipërisë,...

9:37

“Krimi i organizuar është bërë model”, Qiraxhi:...

9:26

Dhuna ndaj adoleshentes në Fier, Kazizaj: Mund...

9:24

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i...

9:19

Dhuna ndaj adoleshentes në Fier, eksperti: Përfshirja...

9:07

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

8:40

Lamallari: Përmirësim të trajtimit financiar dhe rritje...

8:38

Qeveria e re dhe Presidenti, Kurti thërret...

8:03

Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar...

7:57

Gjykatat “përmbyten” nga dosjet, Fatmir Xhafaj përplaset...

7:56

Tajfuni Bavi po i afrohet Tajvanit

7:49

Ukraina publikon pamjet e rrëzimit të aeroplanit...

7:29

Irani rrit eksportet e naftës, ndërsa tensionet...

6:59

Berat/ 11 masa sigurie për këmbim valutor...

6:51

Rritet numri i viktimave në Gaza

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd ndryshon energjitë, Meri Gjini zbulon shen...
  • Burri vrau gruan në derën e shtëpisë në Shkodër, flet e afër...
  • Detaje nga vrasja në Shkodër, kush është 64 vjeçari që vrau...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Publikimi i videos së dhunës në Fier, Hitaj: Përjashtohet po...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.