Liderët e gjashtë vendeve të rajonit së bashku me Komisioneren Europiane për zgjerimin, Marta Kos mblidhen sot dhe nesër në Shkup për një samit dy ditor, me fokus në përshpejtimin e zbatimit të planit evropian të rritjes.
Udhëheqësit nga Shqipëria, Kosova, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Komisionerja Kos do të përqendrohen në reformat kyçe për të zhbllokuar ndarjen e fondeve nga plani i rritjes qe sjell përfitime të prekshme për qytetarët e vendeve te rajonit.
Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor përveç Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, kanë marrë fondet e para të para-financimit të planit të rritjes.
Takimi në Shkup po ashtu do të jetë mundësi për të diskutuar për fusha të reja të bashkëpunimit: Mbrojtja e konsumatorëve, turizmi dhe rruga drejt tregut të përbashkët që do të përshpejtonte integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së.
/vizionplus.tv





