E martë, 15 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Liderët e BE takohen pa Cameron

Ilustrim · Vizion Plus

Per here te pare ne 40 vjet liderët e Bashkimit Europian u takuan ne nje samit ne Bruksel pa Britaninë. Kryeministri David Cameron qëndroi vetëm ne diten e pare te punimeve, ku fokusi ishte rezultati i referendumit, qe solli Brexit. Pjesëmarrësit diskutuan hapat qe do te ndërmarrin pas zhvillimeve te fundit. Konkluzioni ishte i qarte: qe te jete pjese e tregut te përbashkët, Britania duhet te garantoje lëvizjen e lire te njerëzve.

“Jemi te vendosur te mbetemi te bashkuar dhe te punojmë si 27 vende. Rikonfirmuam se duhet kryer largimi i Britanisë nga BE. Nuk do te ketë negociata derisa te njoftohet qëndrimi per largim. Shpresojmë qa kemi serish partnere te ngushte. Por liderët e bene te qarte se aksesi ne tregun e përbashkët kerkon pranim te levizjes se lire.”

Pas kthimit ne Londër ne seancën ne parlament Cameron paralajmëroi se vendin e presin kohe te vështira per ekonominë dhe qeveria nuk do te braktise angazhimin per kufizimin e shpenzimeve publike. Rregullat fiskale nuk do te pezullohen ne mënyre qe financat publike te mbeten te forta. Investime te kërkuara nga kreu i opozitës, nuk do te ketë. Ndërkaq, sekretari amerikan i Shtetit Johna Kerry ka shprehur dyshime nëse Brexit do te ndodhe ndonjëherë. Ai ka deklaruar se edhe shume prej atyre qe kane bere fushate per daljen nga unioni nuk besojnë vertete ne divorcin nga BE dhe nuk e dine sesi do te ndodhe kjo.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh