E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Liderët e BE-së diskutojnë për migrimin dhe të ardhmen e bllokut

Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen të premten në Granada të Spanjës për të diskutuar për çështjet më sfiduese për bllokun: migrimin, zgjerimin dhe gjeopolitikën.

 

Muajve të fundit është vërejtur rritje e numrit të migrantëve në Bashkimin Evropian.

 

Reklamë

Mirëpo, pavarësisht përparimit të arritur në negociatat për një reformë, migrimi mbetet temë që shkakton ndasi të thella brenda bllokut evropian.

 

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pritet të bisedojë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në margjina të takimit, pasi Meloni ëhtë shprehur e habitur me ndihmën financiare gjermane për organizatat civile që shpëtojnë migrantët në zonën e Mesdheut.

 

Mbetet të shihet nëse liderët e BE-së do të mund të pajtohen për një deklaratë të përbashkët për migrimin, pas tentimit të fundit të dështuar në qershor.

 

Një tjetër temë në agjendë është zgjerimi dhe idetë e ndryshme për reforma potenciale, në mënyrë që blloku të mbetet operacional nëse BE-së i shtohen më shumë vende.

 

Pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, Moldavia dhe Gjeorgjia kanë aplikuar për anëtarësim në BE, duke e rritur në 10 numrin e vendeve që synojnë bllokun evropian.

 

Liderët e BE-së pritet të diskutojnë edhe për prioritetet strategjike të bllokut për të ardhmen, përfshirë kapacitetet në mbrojtje, sigurinë energjetike, dhe përgjigjen kolektive ndaj krizës klimatike dhe pavarësinë ekonomike të 27 vendeve anëtare./rel

Më shumë video

Reklamë