BE do të ndihmojë vendin fqinj, Greqinë, me një fond prej 700 milionë eurosh në përballimin e krizës së refugjtëve. Këtë e ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Fon Der Lajen pasi ka monitoruar situatën në kufirin turko-grek, e shoqërurar edhe nga zyrtarët e tjerë të lartë të unionit si dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

 

URSULA VON DER LEYEN

 

PRESIDENTI I KOMISIONIT EUROPIAN

 

“Shqetësimi i Greqisë është njëkohësisht edhe i Bashkimit Europian. Pritoriteti ynë është të ndërmarrim të gjitha masat në bashkëpunim me autoritetet greke, po ashtu edhe Frontex, për të mbrojtur kufijtë. Ata që duket se po testojnë unitetin e Evropës do të zhgënjehen. Uniteti ynë do të mbizotërojë”.

 

Ndërsa kreu i ekzekutivit grek akuzoi Ankaranë për inkurajimin e qëllimshëm të migrantëve që të shkojnë në kufi me qëllim “të promovimit të axhendës së saj gjeopolitike dhe të largojë vëmendjen nga situata në Siri”.

 

KYRIAKOS MITSOTAKIS

KRYEMINISTER I GREQISE

“Ajo që ka ndodhur këtu ditet e fundit është e dhimsbhme për të gjithë. Ne jemi gati të mbështesim Turqinë për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje dhe për sirinë, por jo në këto rrethana. Detyra ime është të mbroj sovranitetin  e vendit tim. Kufiri i Greqisë është kufiri i Europës dhe ne do ta mbrojmë atë.”

 

Liderët e BE-së pane më heret nga afer situatën në Evros. Vizita e udheheqësve te Unionit vjen një ditë pasi një fëmijë humbi jetën pasi u mbyt në ishujt Lesbos. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan hapi kufijtë në mënyrë që mijëra refugjatë që ndodhen në tokën turke, të dynden në kufinjtë e Bashkimit Europian, me arsyetimin se vendi i tij nuk mund t’i mbajë më.

Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës kundër migrantëve ndërsa rojet bregdetare kanë ndaluar anijet që transportojnë migrantët në ishujt e Egjeut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *