E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Liderët e Ballkanit takim me Mogherinin në Bruksel

Liderët e Ballkanit Perëndimor pritet të mblidhen sot në Bruksel me ftesë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për politikën e jashtme Federica Mogherini.

 

Në takim do të jenë të pranishëm kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë Zoran Zaev, i Bosnjë Hercegovinës Denis Zvizdić, si dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç, dh ai i Malit të Zi, Milo Gjukanovic.

 

Reklamë

Presidenti i Këshillit Europian do të mirëpresë në Bruksel presidentin serb Vuçiç, e më pas kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.

 

Temë kryesore e tryezës me udhëheqësit e gjashtë vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor, do të jetë situata aktuale në rajon dhe perspektiva europiane.

 

Sipas agjendës, takimi i liderëve të rajonit me përfaqësuesen e lartë Mogerini do të mbahet ne drekë dhe i pranishëm do të jetë edhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mire, Johannes Hahn.

 

Pas bisedimeve, Mogherini e Hahn do të zhvillojnë takime të ndara me Zoran Zaev, si dhe me e presidentin e Malit të Zi, Djukanoviç.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë