Subscribe

Liderët botërore kane reaguar pas fitores se republikanit Donald Trump ne zgjedhjet presidenciale ne SHBA. Përmes nje postimi ne Twitter, përfaqësuesja e larte e BE-se per politike te jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, tha se bashkëpunimi me SHBA-te do te vazhdoje, pasi lidhjet mes tyre janë me te thella nga çdo ndryshim ne politike. Kryeministrja britanike Theresa May pasi uroi Trump tha se partneriteti ne fushën e tregtisë, sigurisë dhe mbrojtjes do te vazhdoje. Edhe shefi i NATO-s, Stoltenberg, uroi Trump per fitoren, duke theksuar se tashme bota përballet me sfida te sigurues, kërcënimin terrorist dhe sulmet kibernetike, dhe SHBA ka nje rol te rendesishem. Aleanca bashkoi miqtë e Amerikës ne kohe paqeje dhe konfliktet dhe nje NATO e forte është diçka e mire per Europen e SHBA-te. Per presidentin Putin, fitorja e Trump shënon nje shprese qe raportet mes SHBA dhe Rusisë te dalin nga gjendja kritike ne te cilen ndodhen. “Jemi te vetëdijshëm se do te kemi rruge te vështire përpara, pasi raportet janë fatkeqësisht ne nje pike degradimi”, tha shefi i Kremlinit. Edhe liderë te rajonit kane uruar Trump per fitoren. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ne nje postim ne Facebook ka shkruar se miqësia mes dy vendeve është baze e thellimit te bashkëpunimit dypalësh. Edhe kryeministri  serb Vuçic uroi Trump per fitoren, duke shprehur besimin se ajo do te kontribuoje ne përmirësimin e raporteve mes dy vendeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *