Negociatat disa orëshe mes liderëve politikë në Maqedoni japin rezultatet e para pozitive. Kryeministri Zoran Zaev njoftoi arritjen e disa marrëveshjeve me partinë kryesore opozitare VMRO-DPMNE.

 

“Kemi arritur marrëveshje për shumë çështje. Para nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, kemi pranuar ndryshime të komisionit shteteror zgjedhor. grupet e punës kanë arritur dakortësi për tekstin e ligjit për financimin e partive politike. kemi pranuar propozimin e vmro-së për qeveri teknike, e cila do të realizojë çdo cikël zgjedhor si në formatin e qeverisë së përzhinës. do të vazhdojmë të diskutojmë për referendumin, karakterin e tij dhe datën. proceset do të vazhdojnë dhe maqedonia do të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së”.

 

Megjithatë diskutimet mes palëve për referendumin e vjeshtës pritet të jenë të vështira. VMRO kërkon referendum, pa cituar bashkimin europian dhe NATO-n në pyetjen drejtuar qytetarëve. ndërsa për amnistinë, kreu i partisë më të madhe opozitare Hristjan Mickovski, tha se kjo cështje nuk është diskutuar.

 

“Qeveria është pajtuar për disa qëndrime të VMRO-së, për ligjin për qeveri teknike dhe ligjin për financimin e partive politike. Duam të kemi kushtet që opozita kishte në zgjedhjet e fundit parlamentare në dhjetor. Me ligjin për financimin e partive politike, do të anashkalohen keqpërdorimet. Për amnistinë nuk kemi diskutuar fare, ka qenë vetëm një tentativë për të tërhqeur vëmendjen nga temat reale.”

 

Kryeministri Zaev ka propozuar që pyetja e referendumit të jetë: a jeni për anëtarësim në be dhe në nato me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?

 

Megjithatë, në shtator qytetarët do të vendosin pro ose kundër ndryshimit të emrit, sipas marrëveshjes së arritur me athinën, marrëveshje e cila ka kushtëzuar anëtarësimin në nato dhe në Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *