Subscribe

Skandal në Librazhd. Në qytet është djegur transformatori kryesor që furnizon të gjithë Librazhdin me energji elektrike dhe si rrjedhojë qytetarët nuk kanë drita.

Energjia elektrike mungon që prej orës 20.00 të së dielës dhe pritet të rregullohet rreth orës 17.30 të kësaj të hëne.

Por kjo situatë ka lënë qytetarët pa bukë sepse furrat e bukës nuk punojnë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Ata nuk kanë ku të blejnë bukë, ndërsa autoritetet thonë se defekti mund të riparohet në orën 5 të pasdites, orë kur mbaron edhe liridalja e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *