E enjte, 5 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Librat falas deri në klasën e 7

Ndërkohë  që ende  nuk ka është publikuar plani se si do të behet ndarja e turneve në shkolla ne zbatim te protokollit shëndetësor, ministria e Arsimit ka njoftuar  se deri në klasën e 7 librat do të jenë falas.

Ka qënë ministria Besa Shahini, e cila përmes një mesazhi në rrjeti ne saj social, lajmëroi për zgjerimin e fashës së nxënësve që përfitojnë nga ky vendim. Sipas saj jane disa ketegori nxenesish që do ti marrin tekstet falas deri ne klasen e 12.

Sipas njoftimit kjo skemë mbështetëse nga buxheti i shtetit prej 800 milion lekësh u vjen në ndihmë direkt mbi 250 mijë nxënësve përfitues në të gjithë vendin, duke ulur koston financiare të familjeve shqiptare.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se nxënësit do të kenë mundësinë që të marrin falas tekstet sipas metodave te Oksfordit dhe Kembrixhit, që cilësohen si burime të dijes në Europë.

Më shumë video

Reklamë