Subscribe

Tekstet e nxënësve mbërrijnë ne pikat e shitjes pranë shkollave. Botuesit kane bere dorëzimin e librave sipas përzgjedhjes se bere nga çdo shkolle. Te premten e 25 gushtit, nis shitja e teksteve per nxënësit e arsimit 9- vjeçar dhe te mesëm.

 

Drejtues ne Ministrinë e Arsimit deklarojnë se nuk ka mungesa. Shpërndarja do te vijoje normalisht deri ne 10 shtator, nje dite para fillimit te shkollës. Drejtoresha e arsimit parauniversitar, Zamira Gjini, u ben apel prindërve te mos e lene blerjen per ditët e fundit, per te shmangur radhët ne pikat e shitjes. Me reformën e teksteve, çdo titull libri nuk ka me shume se tre alternativa. Përzgjedhja e teksteve behet nga mësuesit e lendes pas shqyrtimit te gjithë varianteve te miratuara nga Ministria e Arsimit.

 

Edhe këtë vit, kategoritë ne nevoje: fëmijët jetime, romet, fëmijët e policeve te rene ne detyre, ata me aftësi te kufizuara, por edhe familjet qe kane tre fëmijë, per me te voglin i përfitojnë librat falas. Rimbursimi bëhet nga Drejtoritë Arsimore ne bashkëpunim me shkollat dhe pikat e shitjes. Ne 11 shtator, rreth 470 mije nxënës fillojnë vitin e ri shkollor, ku 36 mije nxënës ulen për here te pare ne bankat e shkollës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *