Subscribe

Ky është një nga momentet e punës për krijimin e Librarisë Zanore në Institutin e Nxënësve që nuk shikojnë.

 

Kjo risi po merr jetë falë gjimnazistëve të shkollave të ndryshme në kryeqytet, të cilët lexojnë në mënyrë vullnetare vepra të autorëve të ndryshëm.

 

Literatura artistike përfshin 100 libra që do të jenë të aksesueshëm për të gjithë komunitetin e personave që nuk shikojnë në Shqipëri.

 

Drejtori Emiliano Lule shprehet se synohet te krijohet një librari me mbi 1300 tituj. Ai shton se kjo nismë është pritur me entuziazëm nga fëmijët dhe prindërit e tyre.

 

EMILIANO LULE

DREJTOR I INSTITUTIT TË NXËNËSVE QË NUK SHIKOJNË

Sapo ka nisur kjo iniciativë. Çdo javë një shkollë vjen në Institutin tonë me nxënësit me diksionin dhe leximin më perfekt, më të mirë për të dhuruar zërin e tyre për nxënësit tanë. Ata janë mëse të lumtur në këtë fazë. 100 titujt më të suksesshëm duke filluar nga përrallat e Andersenit te Dostejevski dhe Tolstoi, pra libra të vështirë për tu perceptuar për këtë moshë. Ne kemi rreth 1300 libra të lexuar.

 

Çdo libër PDF përpunohet për t’u kthyer në kodin brail, megjithatë vështirësitë në përshtatjen e fjalëve dhe imazheve nuk mungojnë.

 

PAOLA RISKA

REDAKTORE E GJUHËS BRAJL

Çdo gërmë, çdo fjalë duhet ta përshtasim që të jetë e kuptueshme. Ka vështirësi, si te pjesa e fotove. Duhet të gjejmë fjalët dhe ti rregullojmë, të bëjmë përshkrimin e figurave në mënyrë që ai që nuk shikon të arrijë ta kuptojë atë foto.

 

ANRI KOLA

MONTAZHIER

Këto libra që do të regjistrohen në audio nga shkolla të ndryshme të Tiranës do hsërbejnë për fëmijët në Institit, por edhe për gjithë komunitetin e të verbërve në të gjithë Shqipërinë.

 

Në Institutin e Nxënësve që nuk shikojnë mësojnë 52 fëmijë të moshës 6 deri në 16 vjeç. Falë projektit për libra në version audio do të përfitojnë rreth 12 mijë të verbër në të gjithë vendin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *