E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Libi, sulm ajror në qendrën e emigrantëve, humbin jetën rreth 40 persona

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe 80 të tjerë janë plagosur në një qendër tgë ndalimit të emigrantëve në Libi.

 

Reklamë

Ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e një sulmi ajror që është bërë në këtë qendër.

 

Sipas mediave ndërkombëtare shumica e të vrarëve mendohet se janë emigrantë afrikanë. Libia prej vitesh ka qenë trampolinë kryesore për emigrantët që kërkojnë të udhëtojnë në Evropë.

 

Vendi është shkatërruar nga dhuna që kur sundimtari Muamar Gadafi u rrëzua dhe u vra në vitin 2011. Osama Ali, një zëdhënës për shërbimet emergjente, tha për AFP se 120 emigrantë kishin qenë në një hangar i cili ishte goditur drejtpërdrejt nga sulmi ajror.

 

Ndërkohë në lidhje me këtë sulm qeveria e OKB-së ka fajësuar ushtrinë kombëtare të Libisë (LNA) në periferinë e Tajoura.

 

Në një deklaratë, kryeministri Fayez al-Serra tha se sulmi ishte i paramenduar dhe e denoncoi ysi një “krim urrejtjeje”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë