Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj shprehet se populli i Kosovës është lodhur nga pritja e gjatë e liberalizimit të vizave.

Në një intervistë për “Vizion Plus”, Dumoshi deklaroi se zgjatja e këtij procesi tregon mungesë vizioni dhe serioziteti nga ana e Bashkimit Evropian. Sipas saj, Kosova i ka plotësuar kriteret, ndërsa shtoi se e meriton lëvizjen e lirë më shumë sesa disa vende të tjera që e mbartin këtë të drejtë.

“Është bërë frustruese. Populli është lodhur dhe e ndien peshën e padrejtësisë. Ne kemi dyfishin e shteteve të tjera përreth. I kemi përmbushur kriteret në vitin 2018, të konfirmuara edhe nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian. Tani Këshilli Europian na thotë punoni në raportet bilaterale me secilin shtet. Kjo nuk tregon seriozitet shumë të thellë dhe mungesë e vizionit strategjik të BE. Ekziston një mosbesim i thellë dhe dëmton kredibilitetin nga ana e BE-së. Ne i kemi plotësuar shumicën e kritereve dhe jemi shumë më mirë se shumica e shteteve të tjera që e kanë të drejtën e lëvizjes së lirë, por nuk kemi parë një vizion, udhëheqje strategjike nga ana e BE-së.”

Përveç mungesës së liberalizmit të vizave, ministrja e Kosovës vuri në dukje se çështja e shkëmbimit të territoreve me Serbinë e menaxhuar nga BE, trazoi popullin e Kosovës, pasi hapi plagë të së shkuarës. Ajo theksoi se ishte roli vendimtar i Gjermanisë që shkatërroi idenë e korrigjimit të kufijve.

“Viteve të kaluara, kemi parë edhe menaxhimin e BE të dialogut me Serbinë. Prej dialogut të normalizmit, ka kaluar në dialog të shkëmbimit të territoreve, të korrigjimit, të krijimit të kufijve etnik në Ballkan. Kjo e ka dëmtuar kredibilitetin e BE-së.  Dua të përmend rolin shumë vendimtar që ka dhënë Gjermania, e cila ka hedhur poshtë këtë ide të korrigjimit të kufijve, e që ka trazuar të gjithë popullin e Kosovës dhe përtej. Jam shumë e lumtur që kjo ide është hedhur poshtë me shumë mund dhe tanimë nuk ëshë më në tavolinat e diskutimit. Po punojmë me shumë kujdes që të avancojmë subjektivitetin tonë. E dimë që një ditë Kosova do të ketë njohjen universale nga të gjitha shtetet dhe do të jetë e tabluar në komunitetin ndërkombetar si shtet me të gjitha të drejtat, edhe pse ne ndihemi të tillë, sidomos pas vulojses së legjitimitetit të pavarësisë sonë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *