Grupi Punues për Vizat (COWEB) i Këshillit të Bashkimit Evropian, të këtë të martë dhe të mërkurën do të qëndrojë në Kosovë, i cili ka për qëllim vëzhgimin nga afër të progresit të institucioneve kosovare në sundimin e ligjit dhe të çështjeve të tjera që lidhen me liberalizimin e vizave.

 

Ministrja Dhurata Hoxha thotë se janë përgatitur materialet e nevojshme për ta njoftuar këtë Grup për progresin e arritur

 

Pas mbështetjes nga COWEB çështja e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën kalon në nivelin e ambasadorëve, që njihet si COREPER dhe në fund kërkohet miratimi nga ministrat e vendeve anëtare të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *