Subscribe

Brenda këtij viti, të gjithë bizneset të cilët furnizohen me energji në linjën 35 KV, do të duhet ta sigurojnë vetë atë. Qeveria do të nisë zbatimin e ligjit të ri për liberalizimin e këtij tregu çka synon rritjen e pavarësisë së kompanisë së shpërndarjes dhe përqendrimin e saj në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj konsumatorit fundor.
Por bizneset kanë qenë të shqetësuara lidhur me kostot që do të rriten pas daljes së tyre nga tregu. Gjergj Buxhuku ka kërkuar garanci për çmimin e energjisë që do të blihet dhe krijimin e bursës energjetike. Po ashtu, një tjetër fakt që u pranua edhe nga ministri Gjiknuri ishin tarifat më të larta të transmetimit që ka Shqipëria krahasuar me vendet e tjera. Bizneset që do të dalin të parat nga ky treg përqendrohen në fushën e industrisë dhe prodhimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *