Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF) njoftuan se rreth 70 raketa u hodhën nga Libani drejt Izraelit verior ditën e sotme.
Hezbollahu thotë se ka kryer sulme me raketa ndaj ushtrisë izraelite dhe pretendon se ka shkatërruar tanke dhe ka vrarë ushtarë izraelitë, shkruan BBC.
Lexo edhe :
Related Posts
Mbrojtja antiraketë e Izraelit kapi shumicën e raketave, ndërsa disa ranë në zona të papopulluara.
Qëllimi i operacioneve ushtarake të Izraelit në Liban është që të largojë luftëtarët e Hezbollahut nga kufiri, në mënyrë që të lejojë rreth 60,000 njerëz të zhvendosur të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre. /vizionplus.tv






