Subscribe

Riaktivizohen zjarri ne Manati te Lezhës. Gjate pasdites se te hënës flaket janë përhapur serish duke avancuar drejt fshatit Gryke. Vatra e zjarrit u shfaq mbrëmjen e se dielës dhe rrezikoi djegien e shtate banesave.

 

Terreni i thyer si dhe errësira e kanë bërë të vështirë ndërhyrjen. Zjarrfikësit u ndihmuan edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Mobilizimi i autoriteteve lokale bëri që banesat të mos preken.

 

Në terren ishte edhe Prefekti i Lezhës Eduard Ndreca. Ai tha se nëse zjarri nuk do vihej nën kontroll do kërkohej ndërhyrje nga ajri. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar deri tani rreth 5 hektarë pisha dhe shkurre. Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 15 vatra zjarri, kryesisht në Berat, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Durrës, Lezhë dhe Dibër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *