Subscribe

Rreth 500 hektarë toke ne qarkun e Lezhës vijojnë te jene te përmbytura. Situata me problematike është ne fushën e Torovices, te Mates dhe ne Zejmen. Për shkak te ndërprerjes se reshjeve, uji është tërhequr nga banesat por është ende prezent ne toka e te mbjella. Drejtori i bujqësisë ne qarkun e Lezhës Ndoc Lleshi, tregon se përmbytjet përsëriten çdo periudhe reshjesh për shkak te dëmtimit te kanalizimeve, te kolektorëve dhe ndërtimeve pa studim. Brenda nje  muaji Lezha eshte përmbytur disa here duke shkaktuar dëme te konsiderueshme ne banesa dhe toka bujqësore. Përmirësimi i motit dhe ndërprerja e reshjeve ka ulur nivelin e ujit ne zonat e përmbytura. Ndërsa lumenjtë Drin dhe Mat janë rikthyer ne shtratin e tyre. Edhe ne qarkun e Shkodrës ka ende zona te mbuluara nga uji. Situata me problematike është ne Obot. Rruga qe te çon ne ketë zone është e përmbytur tereshit duke lëne te izoluar dhjetëra familje. Ne ndihme te banoreve kane shkuar forcat dhe mjetet e ushtrisë qe kane bere te mundur lëvizjen e tyre per furnizime me ushqime apo nevoja te tjera.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *